ATC-Caj Anti-Duhan

Categories: ,

Përbërja: Ekualipt, timus vulgaris, angjinar, rrënjë sanzi, qumështore, bar blete, lule bliri, lule murrizi etj.

Vetitë kuruese: Për të lënë duhanin është vërtetuar se duhen lehtësuar dhe shëruar fillimisht siptomat specifike të krizës së mungesës së duhanit siç janë çrregullimet e metabolizmit, të tretjes etj. Kjo përzjerje përmban bimë mjeksore që përfaqsojnë tre grupe të ndryshme principesh aktive të cilat kanë edhe efektet kuruese përkatëse ndaj personave duhanpirës, që u është mbushur mendja të lënë duhanin. Bari i bletës dhe murrizi veprojnë ndjeshëm kundër ankthit si dhe janë nxitës të fuqishëm të organizmit. Qumështorja, sanzi dhe angjinarja përmbajnë një bashkësi principesh akive që mbrojnë mëlçinë e zezë dhe veshkat, pasi ulin kolesterolin dhe shtojnë lëngun e tëmthit, gjë që I bën tretës të mirë dhe diuretikë. Timusi, ekualipti dhe lulja blirit bëjnë pjesë në grupimin e tretë me rol balsamik dhe jargëzues. Krahas vullnetit të domosdoshëm, të lësh duhanin bëhet me e lehtë me një çaj të tillë.

Përgatitja: Masa e një gjysëm luge çaji me përzjerje hidhet në një filxhan ku shtohet ujë I valuar. Mbulohet dhe lihet të pushojë nga 5-10 minuta. Kullohet dhe pihet I ngrohtë ose I ftohtë sipas dëshirës. Merren 3-4 doza të tilla në ditë.

Produkte në ofertë

Pershendetje!