Përbërja: Bar majasëlli, lule njëmijëfletëshi, lëvore drunakuqi, fletë luleshtrydhe, gjethe mërsini, rigon, fletë ferre, gjethe sene, etj.
Vetitë kuruese: Bari i majasëllit në sajë të tanineve, esencës etj rekomandohet si një mjekues i mirë për majasëllin. Njëmijëfletëshi në sajë të esencës me azulen, cineol, etj substancës së hidhur akileine, vitaminës K, tanineve etj liron spazmat dhe përdoret në mjekimet e majasëllit. Drunakuqi dhe gjethet e senës, me efektet e tyre diuretike dhe laksative pastrojnë në mënyrë të tërthortë mëlçinë e zezë nga lëndët e dëmshme e ndihmojnë në uljen e dhimbjeve. Fletët e luleshtrydhes dhe ferrës në sajë të substancave që përmbajnë ( taninë, vitamine C, kripra minerale, acid malik e salicilik shërojnë infeksionin e mukozës së zorrëve dhe majasëllit. Fletët e rigonit e të mersinit kanë veti rrudhëse, antiseptike, hemostatike etj. Bimët e shpjeguara si më sipër bëhen një mjekim natyror mjaft efikas për majasëllin.
Përgatitja: Një lugë gjelle nga përzjerja hidhet në një xhezve me një filxhan ujë dhe zihet në zjarr për 5 minuta. Lihet i mbuluar 10 minuta dhe pasi kullohet , mund të pihet i ëmbëlsuar ose jo, 2-3 herë në ditë.