FASTING: çfarë është dhe cilat janë përfitimet e tij ?

Çfarë është FASTING?

Fasting është akti i heqjes dorë nga ushqimet, pijet ose të dyja për një periudhë kohore. Mund të bëhet për arsye të ndryshme, duke përfshirë qëllime  shëndetësore ose humbje peshe.  Edhe pse ndonjëherë shihet si i pashëndetshëm ose privues, Fasting afatshkurtër mund të ofrojë përfitime të shkëlqyera shëndetësore. 

Shkenca dhe përfitimet e Fasting 

Shkenca e Fasting 

Një numër i madh provash tani mbështesin përfitimet e fasting, megjithëse të dhënat më të dukshme janë regjistruar në studimet me kafshët.  Megjithatë, këto gjetje janë premtuese për njerëzit. 

Në thelb, Fasting pastron trupin tonë nga toksinat dhe i detyron qelizat në procese vetepastrimi dhe rigjenerimi  që zakonisht nuk ndodh kur ushqehemi rregullisht.  

Kur kryejmë fasting , trupi ynë në pamundësi për  të përdorur sheqerin e  zakonshëm  (glukozën) që vjen nga ushqimi,  detyron qelizat të përdorin mekanizma të tjera për të prodhuar energji. 

Si rezultat, trupi fillon glukoneogjenezën, një proces natyror i prodhimit të sheqerit të tij.  Mëlçia ndihmon duke konvertuar lendet    jo-karbohidrate (jo sheqerore) si laktat, aminoacide dhe yndyrna në energji të glukozës. 

 Ketoza, një proces tjetër që ndodh, ku trupi djeg yndyrën e depozituar si burimi kryesor i energjisë.  Kjo është mënyra ideale për humbjen e peshës dhe balancimin e niveleve të sheqerit në gjak.

 Fasting e vë trupin nën stres të lehtë, gjë që i bën qelizat tona të përshtaten duke rritur aftësinë e tyre për t’u përballur me kerkesat e organizmit .  Me fjalë të tjera trupi ynë  bëhet më  i fortë. 

Cilat janë përfitimet  shëndetësore të Fasting:

1. Rregullon sekretimin e insulinës: Fasting mund të ndihmojë në ekuilibrimin e sekretimit të insulinës, e cila është e rëndësishme për rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak dhe parandalimin e diabetit të tipit 2.

 2. Ul Inflamacionin : Fasting mund të ndihmojë në reduktimin e inflamacionit, i cili është i lidhur me një sërë sëmundjesh kronike, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, kancerin dhe artritin.

 3. Nxit djegien e yndyrës: Fasting mund të ndihmojë në rritjen e djegies së yndyrës së depozituar, gjë që mund të çojë në humbje peshe dhe përmirësim të përbërjes së trupit.

 4. Përmirësimi i funksionit të trurit: Fasting mund të ndihmojë në përmirësimin e funksionit të trurit, duke përfshirë kujtesën, mësimin dhe fokusin.

 5. Rritja e jetëgjatësisë: Fasting është treguar se zgjat jetëgjatësinë e kafshëve dhe ka disa prova që mund të bëjë të njëjtën gjë për njerëzit.

https://www.bouldermedicalcenter.com/intermittent-fasting-and-health/#:~:text=Essentially%2C%20fasting%20cleanses%20our%20body,and%20materials%20to%20produce%20energy.

Pershendetje!