Myku i gojës ose kandidoza orale tek bebet.
Çfarë është kandidoza orale?
Kandidoza orale është një infeksion mykotik i gojës që shpesh quhet ‘mëllenjë’ sepse njollat e bardha të saj ngjajnë me gjoksin e zogut me të njëjtin emër.
Megjithëse Kandidoza është e pranishme në 50% të florës normale të gojës së shëndetshme, ajo shkakton infeksion (kandidozë) kur një numër i shtuar i qelizave të mykut pushton mukozën e gojes.
Pse një bebe preket nga kandidoza orale?
Faktorët e rrezikut për zhvillimin e kandidozës orale përfshijnë:
- Imuniteti i ulët pas një infeksioni viral apo bakterial.
- Infeksioni nga Kandidoza i transmetuar nga diku tjetër, p.sh. dermatiti i pelenave (nga prania e mykut ne zonën e pelenave)
- Goja e thatë për shkak të sëmundjes së gjëndrave të pështymës ose perdorimit te barnave , p.sh barnave antihistaminike per trajtimin e alergjise.
- Plagë ose lëndim në gojë gjate daljes se dhembeve ose pas nje infeksioni viral si aftoza.
- Perdorimi i antibiotikëve me spektër të gjerë.
- Mungesa e elementeve ushqyese, për shembull, mungesa e hekurit ose e vitaminës B.
- Kortikosteroidet inhalatore/aerosole të tilla si beklometazoni, budesonidi, flutikazoni.
Çfarë e shkakton kandidozën orale?
Organizmi i zakonshëm është Candida albicans, por të paktën shtatë lloje të tjera të Candida mund të shkaktojnë gjithashtu kandidozë orale duke përfshirë C. tropicalis, C. glabrata, C. kruesi dhe të tjerë.
Cilat janë karakteristikat klinike të kandidozës orale?
Kandidoza mund të shfaqet papritur si një infeksion akut ose të vazhdojë për periudha të gjata si një infeksion kronik.
Kandidoza akute pseudomembranoze.
Ka njolla të bardha kremoze në mishrat e dhëmbëve, gjuhë dhe brenda gojës që mund të hiqen duke lënë një zonë të ashpërsuar .
Kandidoza akute atrofike.
Ka njolla të lëmuara të kuqe me shkëlqim në gjuhë. Goja është shumë e lënduar.
Kandidoza mund të shkaktojë një infeksion dytësor të kushteve të tjera të mukozës orale, si p.sh. lichen planus ose gjuha gjeografike.
Infeksionet e rënda mund të shtrihen deri në fyt (infeksioni i ezofagut) dhe të shkaktojnë vështirësi në gëlltitje.
Si trajtohet kandidoza orale?
Masat e përgjithshme duke përfshirë parandalimin
- Në disa foshnje, nuk nevojitet trajtim.
- Rastet e lehta të mykut oral zgjasin vetëm disa ditë.
- Praktikoni një higjenë të mirë orale tek i porsalinduri.
- Pastroni me ujë të ngrohtë të kripur si një larës/pastrues goje.
- Shmangni përdorimin e tepërt të solucioneve antiseptikë, pasi ato ndryshojnë florën e gojës.
- Nëse përdorni një inhalator steroide për astmën, pini ujë dhe shpëlajeni gojën pas thithjes.
- Ne rast perkeqesimi rezervoni një takim me mjekun pediater.