Mënyrat e pagesës

Pagesë në dorëzim:

Ju mund të beni pagesën e porosisë suaj Cash nëse dëshironi. Pasi keni klikuar “Vazhdo me pagesën” dhe keni plotësuar të gjitha të dhënat, sigurohuni të zgjidhni opsionin “Paguaj CASH në dorëzim”.  Pagesa i dorëzohet korrierit CASH, në momentin kur merrni porosinë tuaj.

Pagesë me kartë debiti/krediti:
Nëse ju keni një llogari bankare dhe dispononi një kartë debiti/krediti (Visa, Visa Electron, MasterCard, Maestro, MasterCard Electronic), ju mund të blini duke përdorur kartën tuaj në www.farmaidea.al. Pasi keni zgjedhur “Vazhdo me pagesën” sigurohuni të plotësoni të dhënat e nevojshme dhe zgjidhni “Përfundo porosinë”. Sapo sistemi të përfundojë proçesin e transferimit, FarmaIdea do të njoftohet për kryerjen e pagesës dhe porosia juaj do të pranohet. Ju do të njoftoheni me email.

Pagesë me transfertë bankare:
Nese ju keni një llogari bankare ju mund të paguani nëpërmjet një Transferte Bankare. Pasi keni zgjedhur “Vazhdo me pagesën” dhe keni plotësuar të gjitha të dhënat, sigurohuni të zgjidhni opsionin e pagesës “Transfertë Bankare” Plotësoni të dhënat e nevojshme dhe zgjidhni “Përfundo porosinë”. Porosia juaj do të ruhet në gjendjen “Në pritje të pagesës tuaj me transfertë bankare”. Ju mund të drejtoheni në bankë dhe të bëni pagesën, në një nga llogaritë e meposhtme:

Banka Kombëtare Tregtare (BKT)
Nr. Llogarie: ___________________________
IBAN ________________________________

Banka Credins
Nr. Llogarie: ____________________
IBAN: ____________________________

Pasi të kryeni pagesën, ju mund të na dërgoni me email ne adresën [email protected] , një foto të faturës së pagesës së bërë. Sapo FarmaIdea të njoftohet për kryerjen e transfertës bankare, porosia juaj do të kalojë në gjendje “E Pranuar” dhe ju do të njoftoheni me email. Më pas do të fillojnë proçedurat e dërgesës së porosisë.