Përbërja: Rrënjë mëllage, zhumbricë, njëmijëfletësh, gjethe thundërmushke, lule mëllage të bardhë, lule lavandul, etj.
Vetitë kuruese: Përzjerja falë rrënjës së mëllagës dhe gjetheve të thundërmushkës që përmbajnë shumë mucilagje e substanca që ndihmojnë në mjekimin e astmës bronkiale. Zhumbrica, lavandula, e njëmijëfletëshi plotësojnë veprimin antiasmatik dhe ndihmojnë në nxjerrjen e gëlbazës. Gjethja e thundërmushkës është e efektshme kundër astmës, veçanërisht në fazën e afrimit të krizës. Ky çaj jep rezultate mjaft të mira ndaj astmës bronkiale nëse përdoret rregullisht.
Pergatitja: Hidhen dy lugë gjelle me bimët në një enë ku shtohet gjysëm litri ujë i ftohtë. Ena mbulohet dhe zihet ngadalë për 5 min. Lihet e mbuluar të ftohet për një orë dhe kullohet. Pihet 3-4 herë në ditë nga një gotë përpara buke. (Mund të ëmbëlsohet me mjaltë ose sheqer).