Përbërja: Rrënjë qumështore, mustaqe misri, fletë mështekne, borzilok, kanellë, lëvore fasule, etj.
Vetitë kuruese: Rrënja e qumështores në saj të përmbajtjes dhe vetitë diuretike, rekomandohet në rastet e ënjtjes së trupit nga mos dalja e ujit prej tij dhe formimi i celuliteve. Kanella dhe borziloku ndihmojnë në shkrirjen e celulitit me veprimin e tyre ngrohës. Fletët e mështeknës përmbajnë esence me betulol e betulën, saponina, rrëshirë, vitamina e taninë katekike dhe flavonoide që shtojnë veprimin diuretik i cili jep efekt të mirë në sëmundjet e zemrës që shoqërohen nga mbajtja e ujit në organizëm, ndihmojnë në nxjerrjen e acidit urik e të kolisterinës. Mustaqet e misrit ndihmojnë në mënjanimin e ujit nga indet dhe ndihmojnë në largimin e celulitit. Lëvorja e fasules ka veti diuretike, në rastet e grumbullimit të ujit në organizëm si dhe rol pozitiv në funksionimin e veshkës. Bimët e tjera ndihmojnë në kurimin e celulitit në saj të përmbajtjes së potasiumit, kalciumit dhe vitaminës C (shumë e rëndësishme).
Përgatitja: Një lugë gjelle me përzjerjen bimore hidhet në masën e një filxhani çaji. Shtohet ujë i sapo valuar dhe mbulohet për 10 minuta. Kullohet dhe pihet. Mund te ëmbëlsohet me sheqer ose mjaltë. Rekomandohen të merren 2-3 doza në dite.