Përbërja: Lule murrizi, kamomil, bar blete, mentë, sherebelë, shpatore, sumbull bari, lëvore shelgu.
Vetitë kuruese.
Bimët përbërëse të këtij çaji kanë aftësi koleretike dhe kalagoge dmth që rrisin prodhimin e tëmthit dhe lehtësojnë rrjedhjen e tij, duke ulur kolesterolin në gjak. Fleta e betullës ul kolesterolin duke favorizuar rritjen e kolesterolit të mirë (HDL); ajo favorizon largimin e lëngjeve të tepërta dhe ndikon në veshka mbi shkëmbimin e sodë-potasit. Rrënja e qumështores (në sajë të acideve, kolinës, alkaloideve etj), ka veti rigjeneruese të gjakut, nxit prodhimin e tëmthit dhe ul kolesterolin. Kjo përzjerje e bën çajin të efektshëm për mjekimin e formave të lehta të sëmundjes së sheqerit. Rrënja e gramit përmban triticinë që është e ngjashme me insulinën. Gjethet e mërsinës pakësojnë sasinë e sheqerit në gjak.
Bimët e kombinuara në këtë çaj, duke plotësuar veprimet e njëra tjetrës i japin atij një efekt të plotë qetësues në neurozat e ndryshme, në pagjumësitë, lodhjet nervore si dhe dhimbjet e kokës. Sumbullari ka veti të lehta hipnotike dhe qetësuese që kombinohen me vetitë spazmalitike dhe sedative mjaft të mira të kamomilit, murrizit dhe gjetheve të mentes, si dhe me vetitë e lehta gjumësjellëse të barit të bletës. Gjethet e urdhit lehtësojnë spazmat bronkiale dhe kanë veti antinevralgjike. Fleta e sherebelit dhe menta veprojnë në shqetësimet nervore, në marrjet e mendve dhe në gjendjen e ligështimit. Lëvorja e shelgut në saj të përmbajtjes si balicines qetëson dhimbjet në nevralgji dhe vepron ndjeshëm kundër pagjumësisë.
Përgatitja: Një lugë gjellë nga përzjerja hidhet në një filxhan më ujë të valuar. Lihet 5-10 minuta. Lëngu, kullohet dhe pihet i ëmbëlsuar me sheqer ose mjaltë. Mund të merren deri në 2 filxhana çaj në ditë.