ATC-Çaj Anti-Tonsilit

L190.00

Përbërja: Sherebelë, mente, trëndafil, fletë arre, thundërmushkë, lule shtogu, njëmijëfletësh, trumëz, mëllagë të bardhë, kamomil, fletë ferre, gjethe, delli, fletë luleshtrydhe, kopër,etj.

Vetitë kuruese: Fletët e mentes, sherebelit, trumzës, lulet e kamomilit dhe kopra, në sajë të esencave dhe substancave të tjera aktive që ato përmbajnë , kanë veti frenuese dhe dizifektuese për infeksionet e zakonshme dhe kronike të grykës. Fletët e luleshtrydhes, ferrës dhe arrës kanë aftësi qetësuese të stresit dhe mbrojnë zemrën duke ulur kolesterolin në gjak. Trëndafili i egër është një katalizator për shërimin e shpejtë nga të ftohtët, kundër bronkitit dhe laringitit, si dhe në mbrojtjen e imunitetit të organizmit. Gjethet e dellit veprojnë tek tiroidet paratiroidet. Lulet e shtogut dhe lulet e njëmijëfletëshit në sajë të përmbajtjes së tanineve, vitaminave P, C e K kanë aftësi dizifektuese dhe zbutëse, janë antiflamatore të acarimit të fytit dhe gojës. Mëllaga vepron me sukses kundër pezmatimit të rrugëve të frymëmarrjes dhe të fytit duke lehtësuar nxjerrjen e gëlbazës.

Përgatija: Në një enë me ujë që valon (masa për një filxhan çaji) hidhet një lugë e madhe (gjelle) nga përzjerja, trazohet dhe lihet e mbuluar me një kapak për 7-10 minuta. Kullohet dhe pihet i vakët 2-3 herë në ditë. Mund të ëmbëlsohet me sheqer ose mjaltë sipas dëshirës.

Produkte në ofertë

-20%

Original price was: L2,000.00.Current price is: L1,600.00.
-20%
Original price was: L1,200.00.Current price is: L960.00.
-20%
Original price was: L1,800.00.Current price is: L1,440.00.
-20%
Original price was: L1,700.00.Current price is: L1,360.00.