ATC – Çaj për Kolitin

Categories: ,

100 in stock

Përbërja: Borzilok, njëmijë fletësh, lule shtogu, bar majasëlli, kopër, koriandës, trëndafil i egër, kamomil, lulekuqe, fletëqershigle, lëvore drunakuqi.

Vetitë kuruese: Borziloku në sajë të esencës e të tanineve që përmban përmirëson aktivitetin e stomakut, pakëson gazrat në zorrë dhe ndihmon në uljen e dhimbjeve të kolitit. Koperi dhe koriandëri nxisin funksionet e zorrëve dhe sekretimet e stomakut. Kamomili dhe njemijëfletëshi plotësojnë efektin kalagog të gjithë përzjerjes dhe veç kësaj ato japin efekt kundër mahisjes së rrugëve biliare. Drunakuqi dhe bari i majasëllit, si diuretike dhe laksative, pastrojnë në mënyrë të tërthortë mëlçinë e zezë nga lëndët e dëmshme dhe ndihmojnë në uljen e dhimbjeve të kolitit. Trëndafili dhe lulja e shtogut, në sajë të vitaminave C, B, A dhe P zgjerojne enët e gjakut, ulin kapsllëkun si dhe nxisin dhe rigjenerojnë indet e dëmtuara të mëlçisë.

Përgatitja: Dy lugë çaji për masën e një filxhani me ujë. Lihet të zjejë me flakë të ulët. Hiqet nga zjarri dhe lihet I mbuluar 10 minuta. Kullohet dhe mund të pihet i ëmbëlsuar ose jo, 2-3 herë në ditë.

Produkte në ofertë

Pershendetje!