Vetitë Kuruese: Çaji i përgatitur me fletët e Luizës përveç vlerave ka një aromë shumë të mirë , të ngjashme me atë të limonit . Ato janë të pasura me vaj esencial si dhe kanë përmbajtje të vogël të acidit citrik. Limoneina herba Luiza ose me emërtimin latin Aloysia Citrodora përveç një çaji të këndshëm me një përdorim të përditshëm përdoret dhe për shqetësimet që rrjedhin nga vështirësia e tretjes liron gazrat nga zorrët , ngërçet e muskulaturës së butë të stomakut .Hap oreksin dhe ndihmon në një tretjen më të mirë te ushqimit. Për sa më lartë bëjnë Limonçinën një çaj mjaft të mirë me efekte dietike dhe qetësuese . Për përdorimet specifike rekomandojmë të këshilloheni me mjekun e familjes. Mund të përdoret nga të gjithë 2-3 heë në ditë. Këshillohet që pas përdorimit të rregullt prej tre javësh të bëhet një ndërprerje prej dhjetë ditësh e më pas mund të rifillohet sërisht.
Përgatitja: Në një enë (200ml) hidhet masa e 1-2 luge çaji (2.5 gram ) me përmbajtjen i shtohet ujë i sapovaluar . Mbulohet me një kapak dhe lihet 5-8 minuta duke u trazuar herë pas here . Lëngu kullohet dhe pihet duke u ëmbëlsuar me mjatë ose sheqer sipas dëshirës