ATC-Çaj Melisa

Categories: ,

Përbërja: Bar Blete

Vetitë Kuruese: Fletët dhe lulet e Melises (Melissa officinalis) përmbajnë vaj esencial që në vetvete përmban citrate, linalol, geraniol, taninë, rezina e acid sucinik. Çaji i barit të bletës ka aftësi të mira sedative, antispazmatike, karminative, koleretike etj. Pra në sajë të përmbajtjes shquhet në aftësitë për të liruar ngërçet e muskulaturës, në lirimin e gazeve nga zorrët, ndihmon në prodhimin e tëmthit në mëlçi, ngadalëson rrahjet e forta të zemrës, ul presionin e lartë të gjakut, ndihmon në pagjumësi, qetëson neurozat dhe çrregullimet psikoneurotike.

Përgatitja: Një lugë gjelle nga përmbajtja hidhet në një enë ku shtohet masa e një filxhani ujë të sapo valuar. Ena mbulohet për 5 minuta, më pas përzihet me lugë dhe lihet edhe për 5 minuta të tjera. Kullohet dhe pihet i ëmbëlsuar me sheqer.

Produkte në ofertë

Pershendetje!