Uva ursi  apo Rrush Ariu
Ky çaj, përveç shijes së mirë ka veti dezinfektuese në rrugët urinare të pezmatuara, duke mos pasur asnjë ndikim në organet e shëndosha. Gjethet e gërdecit, në sajë të heterozideve dhe fitoncideve, pengojnë zhvillimin dhe rritjen e mikroorganizmave në rrugët urinare. Në sëmundjet e aparatit urinar çaji mund të përdoret vetëm atëherë kur urina është bazike. Kjo gjë mund të arrihet duke përdorur njëkohësisht bikarbonat natriumi (sodë buke) për të forcuar veprimin e gjethes së gërdecit në rastet e infeksioneve bakteriale. MJEKIMI DUHET KONTROLLUAR NGA MJEKU, sepse në doza të larta, gjethet e gërdecit mund të shkaktojnë glukozuri dhe të dëmtojë mëlçinë. Nuk këshillohet përdorimi për një kohë të gjatë, pasi në saj të përmbajtjes së lartë të tanineve mund të shkaktojë kapsllëk.

Produkte në ofertë

Pershendetje!