ATC-Fryte Boronice

L190.00

Përbërja: Boronicë të egër 100% organike.
Vetitë kuruese: Frytet e boronicës ( ose frytet e qershiglës) janë të pasura me taninë, acid malik, citrik e benzoik si dhe me vitamina A, C dhe P. Frytet e boronicës dhe çaji i tyre ndihmon në trajtimin e çrregullimeve të qarkullimit të gjakut në kapilarë, veçanërisht në hemoragjitë e retinës. Krahas vlerave që ka si një çaj i përditshëm boronica ndihmon në infeksionet e zgavrës së gojës dhe atë të fytit. Gjithashtu ndihmon kundër heqjes së barkut, kundër hemorroideve ( majasëllit), kundër ulçerës gastrike dhe variçeve. Boronica e egër është gjithashtu e njohur si një mjet që lufton ndjeshëm diabetin.
Përgatitja: Kokrrat mund të përtypen ose të merren në formë çaji. Çaji përgatitet duke zhytur në një enë (masa e dy filxhanave çaji) me ujë të vakët një –dy lugë fryte boronice dhe duke i lënë të njomen për dhjetë minuta. Më pas ena vihet në zjarr deri në vlim. Lëngu i përftuar pihet si një çaj dhe frytet e mbetura mund të hahen.

Produkte në ofertë

-20%

Original price was: L2,000.00.Current price is: L1,600.00.
-20%
Original price was: L1,200.00.Current price is: L960.00.
-20%
Original price was: L1,800.00.Current price is: L1,440.00.
-20%
Original price was: L1,700.00.Current price is: L1,360.00.