ATC-Çaj Sedativ

Categories: ,

Përbërja: Lule kamomili, lule sumbullbari, lëvore shelgu, gjethe mente e egër, fletë sherebeli, bar blete etj.

Vetitë kuruese:Në këtë miksim bimësh mjeksore ndërthuren bimë me efekte qetësuese që veprojnë drejtpërdrejt në sistemin nervor qëndror duke larguar dhimbjet e kokës. Kamomili përmban esencë me kamazulen, bisabolol, farnesën etj, duke dhënë rol kështu si një mjet që shton djersitjen, qetëson në tërësi dhe ul ngacmueshmërinë e sistemit nervor qendror. Lëvorja e shelgut përmban një heterozid që quhet salicilinë, i ngjashëm me atë që gjendet në ilaçet e dhimbjes së kokës. Mentja (mentoli) ka, substanca tanike të hidhura qetëson dhimbjen e kokës dhe marrjen e mendeve.Sumbullbari në sajë të esencës dhe lupolonit që përmban ka veti të qetësojë sistemin nervor qendror, lehtëson tensionin nervor si dhe lufton pagjumësinë. Fleta e sherebelit, si një rregullator i mirë i qarkullimit të gjakut, vepron e ndihmon në trazirat nervore dhe në të marrët e mendve. Bari bletës vepron kundër dhimbjes së kokës me origjinë nervore.

Përgatitja: Një lugë gjelle me përzjerjen bimore, hidhet në një filxhan me ujë të valuar, mbulohet dhe lihet për 10-15 minuta në qetësi. Kullohet dhe më pas pihet, I ëmbëlsuar me sheqer ose me mjaltë (sipas dëshirës). Mund të pihen 2-3 çaj në ditë.

Kujdes! Për rastet ku keni përsëritje të shpeshta të dhembjes së kokës rekomandojmë një këshillim me mjekun tuaj.

Produkte në ofertë

Pershendetje!