ATC-Çaj i Reumatizmes

Kategori: ,

L190.00

Vetitë kuruese: Bimët në këtë përzjerje, ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të shkaktuara nga reumatizma. Dëllenja si një mjet i mirë diuretik ndihmon në jashtëqitjen e klorureve dhe të azotit në formën e uresë duke vepruar në reumatizmën e kyçeve. Hithri nxit qarkullimin e gjakut në lëkurë dhe krahas lehtësimit të dhimbjes ka vitamina si A1, B2, C dhe K. Rozmarina është një mjekues I mirë për reumatizmin artikulor si dhe ndihmon në qarkullimin e gjakut. Rrënja e gjuhënuses përmban saponina, heterozid flavonik , pak essence, etj të cilët I japin veti çajit që të nxisë urinimin (diuretik) dhe të pakësojë acarimet e rrugëve urinare dhe të reumatizmës. Fletët e mështeknës përmbajnë saponinë, rrëshirë, vitamina C, taninë katerike dhe flavonoide që shtyjnë veprimin diuretic dhe ndihmojnë në lehtësimin e reumatizmës dhe të dhimbjes së kyçeve. Lëvorja e shelgut në sajë të salicinës që ka liron acidin salcilik, prandaj rekomandohet kundër reumatizmit kronik.

Përgatitja: Një lugë gjelle me bimë hidhet në një enë ku shtohet një gotë me ujë që valon, lihet 10-15 min, kullohet dhe lëngu lihet mënjanë. Në mbetjet e bimëve shtohet një gotë me ujë dhe përmbajtja zihet për 5 min. Pasi ftohet, kullohet dhe çaji që del përzihet me të parin. Pihen 2-3 gota në ditë. Kura vazhdon për 2-3 javë dhe pas një ndërprerje prej 10 ditësh mund të rifillohet përsëri.

Produkte në ofertë

-20%

Original price was: L2,000.00.Current price is: L1,600.00.
-20%
Original price was: L1,200.00.Current price is: L960.00.
-20%
Original price was: L1,800.00.Current price is: L1,440.00.
-20%
Original price was: L1,700.00.Current price is: L1,360.00.