Përbërja: Trëndafil të egër, mollë të egër, lule murrizi, lule shtogu, fletë hithre, etj…
Vetitë kuruese: Çaji Multi – Vitaminoz është antianemik, pasi bimët mjeksore të përdorura, janë të pasura me vitamina si: B, C dhe P. Provitamina A dhe gjithashtu shumë të rëndësishme Vitaminat B2 dhe K te cilat asimilohen shumë shpejt nga organizmi. Përdorimi i këtij çaji rekomandohet dhe në rastet kur organizmi ka nevojë për vitamina si dhe në raste të ndryshme anoreksie. Çaji gjithashtu rrit rezistencën e organizmit ndaj semundjeve si: gripit, anemisë, si edhe në sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes dhe atyre të organeve të tretjes.
Përgatitja: Në masën e një filxhani me ujë hidhet një lugë çaji me përgatëse, që lihet të zjejë ngadalë për pak kohë. Lihet, i mbuluar për 10-15min. Kullohet dhe mund të pihet i ëmbël ose jo, i ngrohtë ose i ftohtë, sipas dëshirës. Mund të konsumohet pëlqyeshëm, I ftohtë me akull.