Përbërja: Rrënjë grami, fletë ferre, fletë boronice, rrënjë qumështore, fletë hithre, kin fushe, gjethe mërsini, bar qerbashi, lule bliri lëvore fasule etj.
Vetitë kuruese: Në këtë çaj janë përzjere bime të ndryshme mjeksore që veprojnë drejtpërdrejt në uljen e sheqerit në gjak dhe që veprojnë tek gjëndrat në tërësi: Qerbashi mjeksor ka veti hipoglicemuese në saj të alkaloidit galeginë (Derivat i Guanidines) që ndodhen me shumicë në farat e bimës. Mjaft efekt kundër diabetit japin gjethet e hithrës dhe boronicës (vërtetuar eksperimentalisht). Lëvoret e fasules në saj të kripërave minerale, të aminoacideve, etj krahas veprimit antidiabetik I japin çajit edhe veti diuretike e dliruese, të cilat përforcohen nga prania e rrënjës qumështore që nxit prodhimin e tëmthit. Kjo përzjerje e bën çajin të efektshëm për mjekimin e formave të lehta të sëmundjes së sheqerit. Rrënja e gramit përmban triticinë që është e ngjashme me insulinën. Gjethet e mërsinës pakësojnë sasinë e sheqerit në gjak.