A ju duket sikur pavarësisht se çfarë bëni në dimër, vuani nga lëkura e thatë? Për ata me lëkurë të ndjeshme dhe delikate, ky problem është i komplikuar. Temperaturat e ftohta, erërat e forta dhe temperaturat e paqëndrueshme në ambiente të mbyllura mund t’i heqin lëkurës tuaj ekuilibrin natyror, pavarësisht se çfarë lloj lëkure keni. Me pak përpjekje shtesë, ju mund të ruani shkëlqimin dhe nivelet e lagështisë së lëkurës tuaj derisa të kalojë stina e thatë dhe e ftohtë.
1.Investoni në një aparat lagështues
Mbani një aparat lagështues në shtëpinë dhe zyrën tuaj për të kompensuar efektet e ajrit të thatë dhe të nxehtë. Lagështuesit shtojnë lagështinë shumë të nevojshme në ajër, gjë që ndihmon lëkurën të ruajë lagështinë e saj natyrale.
2.Lajeni fytyrën me ujë të vakët
Ju ndiheni mirë kur lani fytyrën me ujë të nxehtë pasi kaloni orë të tëra jashtë në temperatura të ftohta. Fatkeqësisht, uji i nxehtë dehidraton lëkurën duke e zhveshur atë nga vajrat natyralë. Shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët për të ndaluar largimin e lagështirës.
3.Ndërroni pastruesin tuaj
Pastruesit e fytyrës me acid glikolik ose acid salicilik mund të thajnë lëkurën tuaj. Në muajt e dimrit përdorni një pastrues me veti hidratuese dhe përbërës si acidi hialuronik. Pas pastrimit, mos kaloni më shumë se një minutë pa aplikuar hidratues për të shtuar hidratimin në lëkurën tuaj.
4.Hidratoni natën
Aplikoni një hidratues para se të shkoni në shtrat. Kremrat e natës kanë shumë përfitime për lëkurën, një ndër të cilat është ndihma që i japin lëkurës tuaj që të qëndrojë e hidratuar. Ju gjithashtu mund të përdorni vajra të butë në lëkurën tuaj, siç është vaji i arganit, në vend të një kremi nate. Kur të filloni këtë hap, do të zgjoheni me lëkurë më të shëndetshme dhe më rrezatuese falë ndikimit të hidratimit prej disa orëve.
5.Bëni vetë maskat e fytyrës
Maskat e bëra në shtëpi me përbërës hidratues nga kuzhina juaj mund të ushqejnë lëkurën e thatë. Përbërës të tillë si banane, avokado, mjaltë, kos dhe vaj bajame mund të përzihen së bashku për të bërë një maskë qetësuese dhe hidratuese, siç është ajo më poshtë:
Përbërësit
2 lugë kos
1 lugë çaji mjaltë
2 lugë avokado të grirë
Përgatitja
Përziejini së bashku të gjithë përbërësit derisa të formohet një pastë kremoze. Përhapeni pastën mbi lëkurë të pastër dhe lëreni për 20-30 minuta për hidratim maksimal. Shpëlajeni me ujë të ngrohtë dhe thajeni.
6.Thajeni lekurën
Mos dilni jashtë me lëkurë të lagur të ekspozuar ndaj ajrit të thatë të dimrit. Ju mund të vraponi nga palestra në makinë me duar të lagura, fytyrë të lagur dhe flokë të lagur, por ky zakon krijon më shumë thatësi. Lëkura e lagur do të çahet dhe thahet më shpejt se lëkura që nuk është e lagur.