1- Gjej pozicionin e duhur te trupit tënd.
Merrni një pozicion të rehatshëm për ushqyerjen me gji. Kthejeni të gjithë trupin e foshnjës perballe jush, gjoks më gjoks. Sigurohuni që trupi i foshnjës tuaj të jetë ne një vijë të drejtë.
2-Pergatisni gjoksin tuaj për të ushqyer foshnjën .
Përdorni njërën dorë (ose krahun) për të mbajtur fëmijën tuaj në pozicion, dhe tjetrën për të mbajtur gjoksin tuaj. Ju mund ta ndihmoni fëmijën tuaj qe të filloje te thithe duke i shtypur pak thithkat”.
3-Ndihmoni fëmijën tuaj të gjejë pozicionin e rehatshëm .
Gudulisni buzën e sipërme të foshnjës me koken e gjoksit tuaj dhe drejtojeni thithkën drejt gojës së foshnjës dhe sillni fëmijën në gjoks (jo gjoksin tek foshnja), fillimisht mjekrën. Mos u frikësoni nëse i porsalinduri juaj duket se e ka të vështirë të gjejë ose të qëndrojë në gjoksin tuaj. Ushqyerja me gji kërkon durim dhe shumë praktikë.
4-Siguroni pozicionin e gjoksit për një kapje te lehtë nga foshnja tuaj.
Kjo është shpesh pjesa më e ndërlikuar e ushqyerjes me gji dhe mund të kërkojë pak praktikë.Sapo fëmija juaj të fillojë të thithë, ju duhet të ndjeni vetëm një tërheqje të lehtë. Mund të jetë e dhimbshme në fillim, por ne vazhdim fëmija juaj normalizon ritmin e thithjes. Nëse vazhdoni të përjetoni dhimbje gjatë ushqyerjes me gji, mund të ndodhë që kapja e gjoksit nga ana e foshnjës tuaj nuk është e duhura.