La Roche Posay – Lipikar Syndet AP+ Refill + Lipikar Baume

Informacion per produktin

Produkti: Balsami Lares për te tajtuar lëkurën me dermatit atopik ,shumë te thatë dhe me ndjesi kruajtje
Veprimi Veprim pastrues dhe hidratues.Eleminon  kruajtjen,Ekuilibron mikrofloren ne lekure.
Perdorimi:  Aplikojeni në mëngjes dhe në mbrëmje pas pastrimit te lekures.
Tipi i lekures: Shume e thate,e acaruar
Mosha:  Te rritur,femije
Formulimi: Krem Fluid
Paketimi : Tubet x 400 ml Qese x 400 ml
Marka: La Roche Posay

L3,632.00

Cfare eshte

Paketim me 2 produkte.

La Roche Posay – Lipikar Syndet AP Refill Lipikar Baume

Set me veprim pastrues dhe hidratues, formuluar specifikisht për lëkurat e thata me tendecë atopike. Për bebe, fëmijë dhe të rritur.

Paketimi  përmban:

Lipikar Baume AP (400 ml)

Lipikar Baume AP me efekt të trefishtë. Qetësim i menjëhershëm nga ndjesia e kruajtes dhe  eritemes(skuqjes) për lëkurën e thatë.

Hidratues dhe qetësues për lëkurën e thatë që ka ndjesi kruarje, i përshtatshëm për të gjita moshat, përfshirë foshnjat nga 3 muajsh, gjithashtu i përshtatshëm për përdorim në lëkurën e prirur për ekzemë.

Siguron hidratim deri në 48 orë, në mënyrë që ndjesitë e kruajtjes të shkaktuara nga lëkura e thatë të zvogëlohen për një lekure te shendetshme per kohe te gjate.
Formula e re AP   rikthen funksionin e barrierës së lëkurës, duke zvogëluar shpeshtine e skuqjes së lëkurës së thatë dhe ndihmon në ekuilibrimin e mikroflores së lëkurës.

Teknologji e re ekskluzive AP në një formulë që kombinon ujë termal anti-irritues nga La Roche-Posay, Niacinamide, 8% glicerinë dhe 20% Shea Butter kjo formulë qetëson menjehere lëkurën dhe rivendos barrierat e lëkurës.

Lipikar Syndet (400ml)

La Roche-Posay Lipikar Syndet AP është një krem ​​pastrues ultra-i butë për rigjenerimin e lipideve për trupin dhe fytyrën e foshnjave, fëmijëve dhe të rriturve. Rekomandohet për lëkurë të ndjeshme, shumë të thatë, të irrituar dhe të prirur për kruarje.

Vepron në 2 faktorët përcaktues të një lëkure të prirur për ekzemë atopike:

  • Rivendos  ekuilibrin e mikroflores falë perberesit aktiv Aqua Posae Filiformis;
  • Rikthen dhe ruan barrierën e lëkurës falë gjalpit shea.

Produkte në ofertë

La Roche Posay – Lipikar Syndet AP+ Refill + Lipikar Baume