Çfarë është
Effaclar H eshte nje krem pastrues, hidratues për fytyrën per lëkurë të yndyrshme të dobësuar nga trajtimet e papërshtatshme që mund ta thajnë lëkurën.
Si të përdoret
Teknika e aplikimit kundër fërkimit
Shkumo pak krem me pak ujë në pëllëmbën e dorës. Aplikojeni produktin në fytyrë me teknikën e mëposhtme: me gishtat shtrini lëkurën midis vetullave deri në vijën e flokëve dhe përhapni kremin nga qendra e ballit drejt tëmtheve.
Butësisht përsërisni operacionin tre herë.
Me mollezat e gishtave, lëmoni lëkurën e fytyrës, duke filluar nga mjekra deri te hunda. Përhapeni produktin ngadalë duke ushtruar një shtypje te lehte.
Butësisht përsërisni operacionin tre herë.
Shpëlajeni mirë dhe thajeni fytyrën me një peshqir me prekje te lehta pa e fërkuar lekuren.
Tekstura
Krem pastrues me një veprim zbutës ultra të rehatshëm në lëkurë.
Me ujë termal te La Roche-Posay.
Përparësitë kryesore
Kremi pastrues Effaclar H pastron butësisht dhe qetëson lëkurën për të rivendosur rehatinë e lëkurës.
Redukton ndjenjat e parehatisë që mund të shkaktohen nga trajtimet e papërshtatshme që thajnë lëkurën.
Respekton funksionin barriere të lëkurës.
Fakte shkencore
E testuar nën kontroll dermatologjik.
Jo komedogjene.
I përshtatshëm edhe për lëkurë të thatë dhe të skuqur.
Përbërësit kryesor
Gjalp Shea, Glicerine, Niacinamide
Përbërës aktiv për një veprim intensiv qetësues. Ndihmon në reduktimin e skuqjes.
Zink PCA
Frenon prodhimin e sebumit. Ofron një efekt pastrues.
Uji termal i La Roche-Posay.
Qetësues dhe me veti mbrojtëse.
Përbërësit e tjere
Aqua / Water • Ethylhexyl Palmitate • Propanediol • Glycerin • Pentylene Glycol • Sodium Laureth Sulfate • Niacinamide • Coco-Glucoside • Acrylates/c10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer • Zinc Pca • Sodium Hydroxide • Disodium Edta • Caprylyl Glycol • Phenoxyethanol • Parfum / Fragrance.
Eshte vërtetuar se:
Pas 4 javësh, lëkura është *:
66% më pak e ndjeshme,
95% më e relaksuar,
83% më e bukur
Effaclar H
– pastron butësisht: 98% *
– jep një ndjenjë rehati: 95% *
– redukton ndjesinë e shtrëngimit të lëkurës: 88% *