Përbërja: Rrënjë qumështore, fletë mente, lule basani, njëmijëfletësh, mustaqe misri, lëvore drunakuqi, trëndafil të egër.
Vetitë kuruese: Bimët e kombinuara në këtë çaj, përmirësojnë punën e mëlçisë në sajë të pranisë së qumështores dhe të lule basanit që nxisin veprimtarinë e mëlçisë. Mentia dhe njëmijëfletëshi janë kolagoge të fuqishëm, dhe si pasojë i krijojnë kushte të përshtatshme mëlçisë për të punuar normalisht. Esenca e këtyre të fundit në sajë të veprimit spazmolitik dhe antiskeptik, lirojnë spazmat, lehtësojnë dhimbjet e mëlçisë dhe përmirësojnë funksionin e saj. Mustaqet e misrit dhe lëvorja e drunakuqit me efektet e tyre diuretike e laksative, pastrojnë në mënyrë të tërthortë mëlçinë nga lëndët e dëmshme. Trëndafili i egër (në sajë të Vitaminave) zgjeron enët e gjakut nxit dhe rigjeneron indet e dëmtuara të mëlçisë.
Përgatitja: Një lugë gjelle nga përzjerja hidhet në një enë ku shtohet një gotë ujë që valon, lihet 10 min, kullohet dhe lihet veçantë. Në mbetjen e përzjerjes shtohet një gotë me ujë dhe lihet të zjejë për 5 min. Pasi ftohet, çaji kullohet dhe përzihet me çajin e hequr në fillim. Pihen 2 gota me çaj në ditë. (Të ëmbëlsuara sipas dëshirës). Kura vazhdon një javë rresht në rastet e terapisë ndihmëse dhe 15-30 ditë në rastet e mjekimit parandalues