Aptamil kindermilch +1(GE) 800 gr

Informacion per produktin

Aptamil Kindermilch 1 mbi 1 vjec

Qumesht formule per femije per te rritur imunitetin.

Marka : Aptamil

Formulimi : pluhur

Sasia: 800 gr

Mosha : mbi 1 vjec

L2,400.00

Aptamil Kindermilch 1 (mbi 1 vjec)

SHËNIM I RËNDËSISHËM“ Qumështi i gjirit është ushqimi ideal për rritjen e shëndetshme dhe për zhvillimin e foshnjave dhe të fëmijëve. Ai mbron nga diarreja dhe semundjet e tjera. Kujdes :Përpara se të vendosni të plotësoni ose të zëvendesoni ushqimin e gjirit me këtë produkt, këshillohuni me mjekun!

Pershkrimi: Fëmijët e kësaj moshe janë shumë aktive dhe kanë nevojë për një sistem imunitar të fuqishëm! Bota ku kanë lindur femijët tanë vazhdimisht ndryshon dhe zhvillohet. Ata do të përballen me shumë mundësi, por edhe me shume sfida, prandaj vogelushët tanë duhet të zhvillojnë aftesinë e përshtatjes që në fillimet e tyre dhe të përfitojnë prej saj për gjithë jetën.Përmban:Vitamina A, C dhe D (mbështesin sistemin imunitar);Jod- I domosdoshëm për rritjen si edhe për funksionin e hormonit të tiroides; Vitaminë D & Kalcium – për rritjen dhe zhvillimin normal të kockave; Proteina dhe vlera ushqyese të pershtatura për moshën; Kombinimin  unik GOS/FOS; Përmban vetëm Laktozë-pa shtesë sheqernash Sasi e madhe yndyrnash të pangopura

”KUJDES! Ky produkt do të përdoret për foshnjat mbi 12 muajshe si pjesë e një diete të larmishme me ushqim shtesë. Përpara se të vendosni të plotësoni ose të zëvendesoni ushqimin e gjirit me këtë produkt, këshillohuni me mjekun! Eshtë e rëndësishme për shëndetin e fëmijes suaj që të ndiqni të gjitha udhëzimet e përgatitjes. Në qoftë se ju përdorni për ushqyerje një shishe me biberon, fëmija mund të refuzojë të ushqehet nga gjiri. Eshtë më higjenike ta ushqeni me gotë ose me lugë. Kjo formulë nuk përdoret për foshnja nën 6 muaj.Kutia ruhet në vend të freskët e të thatë, <25. jo në frigorifer. Ruhet deri në 3 javë pas hapjes. Formula mund të ndotet me mikroorganizma gjatë prodhimit ose përgatitjes. Ajo duhet përgatitur veçmas për çdo vakt. Qumështi i mbetur në shishe duhet flakur menjëherë.

Perberesit: Qumesht i skremuar, Produkte Hirre (hirre e demineralizuar, koncentrat hirre (nga qumeshti) Galakto-oligosaharide (nga qumeshti), Laktoze(nga qumeshti) Maltodekstrine, (nga qumeshti), Vajra Palme, Sinapi, Luledielli, Ortofosfat kaliumi, Ortofosfat kalciumi, Frukto-oligosaharide, Vaj peshku, Citrat kaliumi, Citrat magnezi, Karbonat kalciumi, Lecitin soje, Vitamine C, Vitamine D, Vitamine B12, Acid pantotenik, Acid folik,Vitamine A, Vitamine B2, Biotine, Niacine, Vitamine B6, Vitamine B1, Jodur kaliumi, Vitamine K.

Alergjenë: qumështi, peshku, soja.

Vlerat ushqyese ne 100 ml qumesht te pergatitur: Pesha neto 600g Vlerat ushqyese në 100 ml ushqim të përgatitur Energji 271 kj /50kcal ; Yndyrna 2.2g prej te cilave: (te ngopura 0.59 g, te pangopura me lidhje njefishe 1.21g te pangopura me lidhje shumefishe 0.39g, Karbohidrate 5.3 g prej te cilave sheqerna 5.1g; Fibra 1.0 g; Proteina 1.9g; Kripe 0.07g; Vitamina: Vitamine A 78 µg, Vitamine D 3.1 µg, Vitamin E 1.1mg, Vitamine K 5.6 µg, Vitamine C 7.4 mg, Vitamin B1 0.04 mg, Vitamin B2 0.23 mg, Niacin 0.10 mg, Vitamin B6 0.05 mg, Acid Folik 16 µg, Vitamin B12 0.45 µg, Biotin1.6 µg, Acid pantotenik 0.37 mg, Minerale: Kalium 157 mg, Kalcium133mg, Fosfor 101 mg Magnez 13 mg, Hekur 0.88 mg, Jod 25 µg. Laktoze 4.3g, LCPs³ 21.9 mg, Oligosaharide 1.4g, nga te cilat: GOS³ 1.26g, FOS³ 0.14g. ³LCPs=Zinxhir i gjatë yndyrnash të pangopura ³GOS =Galakto-oligosaharide FOS= Fruk¬to-oligosaharide

Udhezime pergatitjeje:

Hapi 1. Lani duart dhe sterilizoni te gjitha mjetet.
Hapi 2.Zieni ujin dhe lereni te ftohet deri ne 40° dhe matni sasine e ujit qe duhet
(sipas udhezimit) ne shishen e sterilizuar.
Hapi 3. Perdorni vetem lugen dozuese brenda kutise. Per te matur sakte pluhurin sheshoni sasine e tij me nje thike te paster deri tek niveluesi.
Hapi 4.Shtoni sasine e duhur te pluhurit ne shishe sipas tabeles udhezuese ne kutine e qumeshtit.
Hapi 5.Mbylleni shishen dhe tundeni fort, vertikalisht per 10 sekonda derisa pluhuri te jete tretur. Levizja rrotulluese nuk mjafton per trejten e qumeshtit.
Hapi 6.Ftojeni ne uje te rrjedhshem.Kontrolloni temperaturen e qumeshtit tek kyci i dores (rreth 37°). Ushqejeni femijen menjehere brenda 1 ore.

 

Produkte në ofertë