Çfarë eshte
Anthelios Gel Dry Touch Cream Pa Parfum Spf50 eshte nje krem qe ofron një mbrojtje shumë të lartë per një gamë të gjerë rrezatimi si (UVA, UVB) dhe nga rrezet infra të kuqe dhe ndotja. Shumë rezistent ndaj ujit. Nuk lë shenja të bardha. Si rezultat i teknologjisë se përdorur Airlicium ™ kremi përthithet menjëherë ne lëkurë duke ruajtur shkëlqimin natyral te saj.
Si të përdoret
Aplikojeni produktin menjehere perpara ekspozimit ne diell. Perserisni shpesh dhe ne sasi te mjaftueshme për të siguruar mbrojtjen nga dielli, veçanërisht pas djersitjes ose pasi jeni lagur ose tharë.
Ekspozimi i tepërt në diell është i rrezikshëm. Mos qëndroni në diell për një kohë të gjatë edhe nëse përdorni një produkt mbrojtës, pasi nuk ju siguron mbrojtje 100% nga rrezet UV. Mos i ekspozoni foshnjat dhe fëmijët e vegjël drejtpërdrejt në diell.
E pershtatshme per tu perdorur si baze make-up-it.
Tekstura
Pa parfum
E testuar nën kontroll dermatologjik.
Me ujë termal La Roche-Posay.
Përparësitë kryesore
Xl-Protect, një teknologji filtri e patentuar, ofron mbrojtje shumë të lartë UVA/UVB me spektër të gjerë dhe ndihmon për të parandaluar disa efekte të shkaktuara nga ndotja dhe rrezet infra të kuqe.
Teknologjia Airlicium™: mikrogrimca të errëta. Ato përzihen menjëherë me lëkurën për të kontrolluar burimet e shkëlqimit (dhjamin, djersën, lagështinë).
Fakte shkencore
-Për lëkurë të ndjeshme dhe intolerante ndaj diellit. I përshtatshëm edhe për lëkurën me alergji nga dielli.
-Jo komedogjene.
-E testuar nën kontroll dermatologjik. Tolerueshmëri e lartë. Pa parfum.
-La Roche Posay markë e zgjedhur nga mjeket dermatologë.
Përbërësit kryesor
Xl-Protect
Filter mbrojtje të spektrit të gjerë.
Ky kombinim i fuqishëm i filtrave UV dhe antioksidantëve jo vetëm që ofron mbrojtje me spektër të gjerë kundër rrezeve UVA dhe UVB, por ofron mbrojtje shtesë nga agresorët e tjerë të jashtëm, si rrezet infra të kuqe dhe ndotja.
Airlicium
Mikrogrimca matizuese që shkrihen menjëherë me lëkurën dhe ndihmojnë në kontrollin e burimeve të shkëlqimit (sebum, djersë, lagështi).
Glicerina
Per nje ndjesi te butësie dhe hidratimi ne lëkure.
Falë efektit të saj zbutës, glicerina ndihmon në hidratimin e lëkurës që në aplikimin e parë.
Përbërësit e tjere